Mbetjet pushtojnë Shkozën, qytetari denoncon situatën në rrugën “Aleksandër Marteli”

Mbetjet pushtojnë Shkozën, qytetari denoncon situatën në…

Një qytetar ka denoncuar përmes pamjeve të dërguara në redaksinë tonë situatën e krijuar me mbetjet urbane në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Sipas qytetarit, në Rrugën “Aleksandër Marteli” koshat e mbeturinave janë të tejmbushur, ndërsa mbetjet kanë përfunduar edhe jashtë tyre. Në pamjet e dërguara shihen qese dhe mbetje të shpërndara në disa pika përgjatë rrugës, ndërsa koshat nuk duket se kanë më hapësirë për mbetje të tjera.

Qytetari shprehet i shqetësuar për gjendjen e krijuar, duke thënë se mbeturinat janë hedhur në cepa të ndryshëm të rrugës dhe se situata po ndikon në pastërtinë e zonës dhe në përditshmërinë e banorëve.

“Shikoni si i kanë lënë mbeturinat në Shkozë. Në Rrugën ‘Aleksandër Marteli’ koshat janë tejmbushur dhe mbeturinat janë hedhur në çdo cep të rrugës”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave për shmangien e përsëritjes së një situate të tillë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit