Mbeturinat prej muajsh përballë Delijorgjit, vatër infeksioni

Mbeturinat prej muajsh përballë Delijorgjit, vatër infeksioni

Të jetosh në Tiranë mes mbeturinave: kjo është ankesa e një qytetareje, e cila i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar situatën pranë zonës së Delijorgjit. Sipas saj, mbeturinat janë grumbulluar prej muajsh dhe tashmë janë përhapur deri pranë banesave, duke krijuar një situatë të rëndë për banorët.

Qytetarja shprehet e revoltuar për gjendjen dhe mungesën e ndërhyrjes, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të pastrojnë zonën. Ajo kërkon publikimin e rastit me shpresën se mbeturinat do të hiqen sa më parë.

Denoncimi

Të lutem JOQ publikoje pak, a ka shtet apo jo? Mbeturinat po na vijnë në shtëpi. Nuk e kuptoj, a pastrojnë në Tiranë? Kanë muaj këto mbeturina këtu dhe askush nuk ka vendosur dorë. Fiks përballë Delijorgjit. Tmerr! Të jetosh në Tiranë me këtë gjendje… Mbeturinat te dera e shtëpisë. Të lutem bëj thirrje t’i pastrojnë dhe t’i heqin të gjitha. Nxirre pak, të lutem. Të pastrohen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit