Mbi 1 kg kokainë gati për shitje, arrestohen dy shqiptarë në Ankona

Mbi 1 kg kokainë gati për shitje,…

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë 30 vjeç të kapur në flagrance për krimin e bashkëpunimit në tregtimin e drogës. Hetuesit kanë qenë prej kohësh në gjurmët e tyre.

Ata kanë përdorur shtëpinë e tyre për paketimin dhe ruajtjen e drogës. Agjentët pikasën një nga shitësit e drogës në një makinë dhe e ndoqën në një fshat rezidencial veror.

Gjatë kontrollit u gjetën mbi një kilogram e gjysmë kokainë (160 g) të ndarë në 18 qese, të fshehura brenda një kavanoz qelqi që përmbante edhe oriz për të thithur lagështirën.

Krahas drogës, hetuesit sekuestruan edhe mbi 700 euro, të ardhura nga veprimtaria e trafikut të drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit