Mbi 14 mijë raste të reja dhe 251 viktima nga Covid-19 në Itali

Mbi 14 mijë raste të reja dhe…

Në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 14 931 raste të reja dhe kanë humbur jetën 251 persona në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 306 078 testime nga të cilat vihet re se ka një rënie të shkallës së pozitivitetit krahasuar me një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 2 795 796 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 95 486 pacientë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit