Mbi 2.79 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 të injektuara nëpër botë, ndërsa popullsia totale llogaritet në 7,8 miliardë

Mbi 2.79 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19…

Mbi 2.79 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë administruar deri tani në të gjithë botën, tregojnë shifrat e përpiluara nga platforma “Our World in Data”.

Kina kryeson për nga numri global me mbi 1.1 miliardë doza të vaksinave, e ndjekur nga SHBA-ja me 319.87 milionë.

India ka administruar 293.37 milionë vaksina, Brazili 91.59 milionë, Mbretëria e Bashkuar 75.19 milionë, Gjermania 69.52 milionë, Franca 48.99 milionë dhe Italia 47.72 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 45.2 milionë doza të administruara, e ndjekur nga Meksika, Spanja, Indonezia dhe Rusia.

Numri i dozave të administruara ka tejkaluar atë të popullsisë në 11 vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Maltën, Sejshellet, San Marinon dhe Izraelin.

Vendi me më shumë doza të administruara krahasuar me numrin e popullsisë është EBA me 148.99 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i të vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.//AA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit