Mbi 25 mijë të evakuuar/ Provinca kanadeze shpall emergjencën e zjarrit

Mbi 25 mijë të evakuuar/ Provinca kanadeze…

Alberta ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi zjarret u përhapën në të gjithë provincën perëndimore kanadeze, duke larguar mbi 25,000 njerëz nga shtëpitë e tyre.

Përballë më shumë se 100 zjarreve, kryeministrja e Albertës, Danielle Smith e quajti situatën “të paprecedentë”. Banorëve të Edsonit, një qytet me më shumë se 8,000 banorë, iu tha të largoheshin menjëherë.

Smith tha se një zonë e nxehtë dhe e thatë kishte krijuar “aq shumë zjarr” dhe rreth 301,000 hektarë tokë ishin djegur deri më tani. Shumë prej zjarreve po dalin jashtë kontrollit, të favorizuara edhe nga erërat e forta.

Zonat më të goditura përfshijnë Drayton Valley, rreth 140 km (87 milje) në perëndim të kryeqytetit provincial Edmonton dhe Fox Lake, rreth 550 km në veri të qytetit, ku 20 shtëpi u dogjën nga zjarri. Helikopterë zjarrfikës dhe cisterna ajrore janë sjellë dhe qeveria federale ka ofruar ndihmë nga Otava.

Alberta është një rajon i madh prodhues i naftës, por deri më tani objektet e naftës nuk duket se janë në rrezik. /BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit