Mbi 32 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 32 mijë maturantë i nënshtrohen provimit…

Maturantët në të gjithë vendin i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ashtu si provimi i parë i Gjuhës së Huaj, edhe provimi i sotëm do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Maturantët do të duhet të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë, që do t’i nënshtrohen testit, i cili do të zhvillohet në 486 qendra provimi.

Ndërkohë, në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 18 ai i lëndës me zgjedhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit