Mbi 50 mijë hyrje mbeten bosh në Tiranë, pastrim i pastër parash

Mbi 50 mijë hyrje mbeten bosh në…

Pastrimi i parave në ndërtim ka bërë që kullat e larta mbi 30 kate të “gjelbërojnë” gjithnjë e më shumë Tiranën.

Në vitet e fundit që Erion Veliaj ka marrë frenat e bashkisë më të madhe në vend, dhënia e lejeve të ndërtimit janë rritur 35% nga viti 2013 deri në vitin 2023, ndërsa pesha që ai zë në ekonomi kap vlerën e 2.1 miliard eurove në vit. Gjatë 5 -vjeçarit të fundit janë miratuar leje për 10 milion metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, të cilat kanë një vlerë investimi 4.1 miliard euro. Shumica e lejeve, afërsisht 7 milion metra katrorë ndërtim të lëshuara 5 vitet e fundit janë të përqëndruara në kryeqytet dhe një pjesë tjetër të konsiderueshme zënë ndërtimet në zonat turistike bregdetare.

Por edhe pse ndërtimet po rriten gjithnjë e më shumë, paralelisht me këtë po “fluturojnë” edhe çmimet, çka ka sjellë një jetë totalisht të papërballueshme. Blerja e një shtëpie normale 50-60 metra katrorë në Tiranë nga çiftet e reja, është kthyer në një luks. Kjo ka sjellë që shumë apartamente në Tiranë të mbeten të boshatisura, numri i të cilave arrin në 50 mijë.

Agjencitë imobilare nga ana tjetër, kanë nisur vitet e fundit një abuzim të madh me shitjen e pronave, vlera e të cilave për një apartament 1+1 i kalon 100 mijë euro në zonat më periferike, duke arritur në mbi 150 mijë euro në zonat më afër qendrës.

Me çmimet që kanë kapur majat, me një rrogë deputeti do të duhen plot 15 vite punë për të siguruar një apartament, ndërsa me rrogën e një punëtori që është 350-400 mijë lek të vjetra në muaj, nuk mjafton as një jetë për të pasur shtëpi.

Falë qeverisë së socialistëve dhe Erion Veliajt numri i popullsisë të kryeqytetit është në rënie vitet e fundit. Nëse në vitin 2017 popullsia në Tiranë u rrit me 2.25 % ose 19.380 banorë, në vitin 2022 rritja ishte me 0.6%. 5757 banorë më shumë ose 1550 familje, kur kapacitetet e shtuara këtë vit në bazë të numrit të lejeve të dhëna ishin për 9500 apartamente.

Por pavarësisht këtyre, Erion Veliaj vijon të ngopë me leje ndërtimi oligarkët e tij, ku shumë projekte të reja janë për tu ndërtuar me shumë kate dhe që pritet të sjellin një mbytje për ata pak qytetarë që kanë zgjedhur të jetojnë në vendin e tyre. Ndërsa pritet të shihet se kur do i vijë fundi kësaj marrëzie me çmime të larta dhe “flluska” që është krijuar nga paratë e pista në bashkëpunim me agjencitë imobilare të çahet përfundimisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit