Mbi 700 të vrarë nga rifillimet e sulmeve të Izraelit në Gaza

Mbi 700 të vrarë nga rifillimet e…

Qindra të vrarë janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave të Izraelit në 24 orët e fundit në Gaza, teksa forcat e Izraelit kanë urdhëruar që të evakuohen lagjet e qytetit të dytë më të madh në Gazë, Khan Younis.

Gjat 48 orëve të fundit forcat e Izraelit kanë avancuar në gazën jugore, drejtori i zyrës së medias në Gazë thotë për Al Jazzera se më shumë se 700 palestinzë janë vrarë që prej rifillimit të bombardimeve pas mbarimit të armëpushimit 7-ditor i cili përfundoi të premten.

Që prej fillimit të ofensivës së forcave të izraelit në 7 tetor më shumë se 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur nga veriu i gazës në jug.

“Kudo që shkon, ka fëmijë me djegie të shkallës së tretë me plagë nga predhat, lëndime në tru dhe me kocka të thyera. Nënat po qajnë për fëmijët që duhet që janë orë larg vdekjes. Këtu duket si zonë vdekje.” – thotë James Elder, zëdhëndësi global i UNICEF.

Spitalet në gaza janë në vështirësi ekstreme për të trajtuar të sëmurët dhe të plagosurit pasi forcat izraelite kanë shoqëruar mjekët dhe personelin shëndetësor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit