Mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, vihen në pranga 11 persona në Tiranë

Mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, vihen…

Policia e Tiranës ka bërë ditën e djeshme në total arrestimin e 11 personave mbi të cilët rëndojnë akuza të ndryshme.

Veprat penale kanë qenë të llojëve të ndryshme. Një 23-vjeçari gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme iu gjet në makinë lëndë narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu në Shkozë në një konflikt një 26-vjeçar godit me grushta një 29-vjeçar duke e lensuar lehtë dhe gjatë kontrollit të makinës së tij iu gjenden armë të ftohta.

Nuk mungon as vepra penale e tipit “vjedhje”, pasi u bë i mundur edhe arrestimi i shtetasit me iniciale A.M i cili ishte i shpallur ne kerkim.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit V. K., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:A. H., 35 vjeç dhe V. H., 56 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A. Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 36 vjeç, sepse pas një konflikti për parkimin e mjetit, ka goditur me grushte shtetasin A. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin E. P.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit