Mbikalimi i Unazës së Madhe, dhe Palasë-Dhërmi/ ARRSH-ja shpall fitues kompanitë me ofertën më të lartë

Mbikalimi i Unazës së Madhe, dhe Palasë-Dhërmi/…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ditët e fundit ka shpallur kompanitë fituese për dy tendera që do zhvillohen në vepra publike.

Nga dokumentet e publikuara, tenderi i është dhënë në të dyja rastet kompanive me ofertën më të lartë.

Për veprën që do lidhë “Unazën e Madhe” të Tiranës me autostradën Tiranë-Elbasan, ARRSH ka shpallur fituese kompaninë ALB BUILDING e cila ka kërkuar rreth 14,7 milionë dollarë.

Kjo ofertë është 5 milionë euro me e lartë se kompania me shumën më të vogël që mori pjesë në tender.

Për kompaninë me ofertën më të vogël ARrSh-ja ka dhënë justifikimin se nuk ka një certifikatë teknike për kamionin vetëshkarkues dhe në një rast tjetër se makineria vijëzuese e rrugës nuk ka dokumentin e zhdoganimit të vitit 2003.

Për tenderin e rrugës Palasë-Dhërmi, ARrSh-ja ka shpallur fituese kompaninë Gjikuria (kliko këtu). Edhe në këtë rast kompania fituese ka kërkuar 1.562.805.184,5 (nje miliard e peseqind e gjashtedhjete e dy milion e tetqind e pese mije e njeqind e tetedhjete e kater presje pese) leke, që rezulton të jetë më e lartë se ofertat e tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit