Mbledhja me ministrat e rinj/ Rama: Çdo dhuratë që do merrni do e lini këtu!

Mbledhja me ministrat e rinj/ Rama: Çdo…

Pas përfundimit të ceremonisë së betimit në presidencë, të ministrave të rinj të qeverisë Rama, ka nisur mbledhja e parë midis Ramës dhe ministrave të rinj. Në fjalën e tij Rama shfaqi fenomenin e ndodhur gjatë qeverisë së mëparshme, kur PS nuk ishte në pushtet. Sipas tij, ministrat kishin marrë çdo dhuratë që duhet të qëndronte në magazinën e institucionit, teksa bëri të qartë se nëse kjo gjë do të ndodh në qeverinë e tij, nuk do të tolerohet.

Rama:

Nga ministria kanë marrë pirunë, pjata, karrige duke e lënë magazinën bosh kur erdhëm ne në pushtet. Dhuratat e bëra gjatë kohës që mbani postin do të depozitohen në magazinën e institucioneve. Këto mund të duken si gjëra të vogla, por në fakt nuk janë të tilla dhe respektohen në çdo shtet. Çdo dhuratë që do merrni do të inventarizohet.

blob:https://www.facebook.com/6a08b2a5-125c-4dbb-9423-3e62cd42ce98

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit