Mblidhen 8 miliardë USD kundër pandemisë/ Mungon SHBA, Kina e Rusia

Mblidhen 8 miliardë USD kundër pandemisë/ Mungon…

Liderët botërore u angazhuan për të dhënë 8 miliardë dollarë të hënën si pjesë e një përpjekje për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha se brenda pak orësh janë mbledhur 7.4 miliardë euro ose 8 miliardë dollarë.

Shumica e tyre do shkojnë për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës, por edhe për të gjetur kurën e duhur për sëmundjen.

Në këtë samit online morën pjesë Britania, Franca, Gjermania, Arabia Saudite, etj.

Në samit nuk morën pjesë SHBA, Kina dhe Rusia.

KE u angazhua për të dhënë 1 miliard dollarë. Norvegjia tha se do japë po ashtu 1 miliard dollarë. Franca, Arabia, Britania dhe Gjermania do japin nga 500 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit