Mblidhen sërish liderët e Ballkanit për mini-Schengen, ja kush e bojkotoi takimin

Mblidhen sërish liderët e Ballkanit për mini-Schengen,…

Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev do të zhvillojnë një takim online në 29 qershor për sa i përket mini-Schengen, ku do të mungojë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Minis-Schengen është një iniciativë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuccicc, ku më pas u bashkua dhe Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut.

Sipas iniciatorëve, mini-Schengeni i Ballkanit ka si qëllim të lehtësojë lëvizjen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa pritur momentin kur do të jenë pjesë e BE-së që ta realizojnë këtë lëvizje.

Rikujtojmë se rreth dy javë më parë, liderët e Ballkanit Perëndimort u pritën në një takim në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Një nga arritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe heqja e Roaming, marrëveshje që hyn në fuqi në datë 1 korrik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit