Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në MSH, qeverisë do t’i propozohet mbyllje e rreptë!

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në MSH,…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka nisur një mbledhje urgjente këtë të mërkurë pas rritjes së rasteve me COVID19 në vendin tonë. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e ministrisë së Shëndetësisë dhe siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, ekspertët po diskutojnë një sërë masash të cilat do t’ja propozojnë qeverisë, duke nisur nga një mbyllje e rreptë e ndalimqarkullimit, bizneseve dhe aktiviteteve të tjera.

Sot gjithashtu pritet të vendoset për një shtrirje më të madhe të orarit policor dhe ndëshkime të ashpra për ata që shkelin rregullat kundër COVID19.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dje, ku u shënuan 1239 raste dhe 16 viktima. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u deklarua se ora 20:00 do të jetë ora e re e karantinimit në Shqipëri pas rritjes së madhe të personave të infektuar. Qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit