"Mblidhte kanaçe, ishte fukara"/ Flet fqinja e Mimoza Pajës: Punonte tre turne, nuk paguante dot qiranë

“Mblidhte kanaçe, ishte fukara”/ Flet fqinja e…

Një luftë mes bandave kriminale dhe hasmëritë e hapura mes tyre i morën jetën një të shtetase të pafajshme, mbrëmjen e së dielës. Mimoza Paja ishte duke punuar si banakiere në një lokal në Don Bosko, kur dy persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh. Nga plumbat mbeti e vdekur 58-vjeçarja dhe u plagosën 5 persona, mes të cilëve edhe mbesa 10-vjeçare e Mimoza Pajës.

Fqinjët e kësaj lagjie tregojnë terrorin që përjetuan nga të shtënat e armëve dhe janë shokuar kur morën vesh se Mimoza Paja ka vdekur. Njëra prej fqinjeve të saj, tregon jetën e vuajtur që ka pasur Mimoza ndër vite. Edhe pse në një moshë të thyer, ajo punonte papushim pasi jetonte me qira dhe nuk kishte të ardhura të mjaftueshme.

Mimoza Paja ishte grua e ve, pasi burri i kishte vdekur. Nëna e tre vajzave dhe një djali, arrinte deri te mbledhja e kanaçeve për të siguruar disa të ardhura për të paguar qiranë. Jeta e vështirë ekonomike e kishte detyruar 58-vjeçaren të punonte si të ishte vajzë e re, me turne të gjata dhe në disa punë të ndryshme.

Moza ishte shumë fukara, e vuajtur. I ka vdekur burri. Ka punuar edhe tre turne. Ishte edhe e sëmurë, ka qenë në spitale. Ka tre vajza dhe një djalë. Mblidhte kanaçe për të larë qiranë. Jetonte me qira. Të tre vajzat të martuara. Vajzën e vogël e kishte mbesë, e donte shumë. E çonte në shkollë, e mbante afër se e donte shumë. Një ditë më tha se kishte 6 muaj që nuk e paguante dot qiranë. Kjo është jeta. Do i shkojmë në varrim i gjithë pallati, shumë gjynah” thotë fqinja e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit