Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë në Europë, me mbi 30 mijë të vdekur nga Covid-19

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi i parë…

Mbretëria e Bashkuar vijon të ketë një numër mjaft të lartë të fataliteteve si pasojë e Covid-19, duke u bërë vendi i parë në Europë, që kalon shifrën prej 30 mijë të vdekur.

Ky numër i lartë fatalitetesh ka kaluar edhe Italinë, një prej vendeve më të goditura nga Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar tashmë është vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kanë ndërruar jetë më shumë se 70 mijë persona.

Edhe pse autoritetet u zotuan se do të testonin çdo ditë 100 mijë persona, ky target është arritur vetëm një ditë, ndërkohë që BBC raporton se në 24 orët e fundit, janë kryer rreth 69 mijë testime.

Sistemi shëndetësor nuk është mbingarkuar gjatë krizës së Covid-19 dhe nuk ka patur raportime që spitalet të jenë vendosur në vështirësi serioze, siç ndodhi në disa zona të Italisë së Veriut.

Më herët kryeministri Boris Johnson, që tashmë është shëruar nga koronavirusi, shpalosi ambicien për të arritur në 200 mijë testime në 24 orë.

Mbretëria e Bashkuar vijon të aplikojë masa izolimi dhe nuk ka patur ende asnjë ndryshim për hapje graduale, siç po ndodh në disa vende europiane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit