Mbreti Charles dëbon Princin Harry nga mbretëria!

Mbreti Charles dëbon Princin Harry nga mbretëria!

Mbreti Charles vendos të mbyllë përgjithmonë Princin Harry, kapitullin mbretëror të Meghan Markle?

Mbreti Charles III ka vendosur që të përdorë fuqinë kundër djalit të tij Princit Harry dhe nuses Meghan Markle. Monarku nuk dëshiron më drama nga çifti që janë zhvendosur në SHBA, pasi lanë punët mbretërore dhe ka vendosur dëbimin e tyre. 

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë paralajmëruar nga Mbreti 74-vjeçar se për çdo aventurë apo sulm të tyre kundër monarkisë ose familjes mbretërore do të hakmerren me forcë të plotë”, ka pohuar një burim i brendshëm.

Ka gjithashtu raporte se çifti me bazë në Kaliforni po dëbohen nga shtëpia e tyre në Windsor të familjes mbretërore britanike, duke i lënë ata pa një bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Meghan dhe Harry thuhet se u tha të lironin pronën në janar vetëm disa ditë pas publikimit të kujtimeve të Dukës “Spare”. Ka gjithashtu raportime se ajo vilë tani i është ofruar Princit Andrew.

Mbreti Charles, zyrtarisht do të kurorëzohet së bashku me gruan e tij Queen Consort Camilla më 6 maj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit