Mbreti Charles III vë zyrtarisht kurorën mbretërore të Britanisë

Mbreti Charles III vë zyrtarisht kurorën mbretërore…

Charles III u kurorëzua ditën e sotme zyrtarisht si mbret i Britanisë. Në një ceremoni plot muzikë dhe simbolikë brenda Westminster Abbey Mbreti Charles, i veshur me rrobën prej kadifeje të kuqërremtë të gjyshit të tij, u betua përpara se të vendosej mbi kokën e tij kurora e Shën Eduardit. “Do të jem besnik”, tha ai, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë popullin britanik.

Anëtarët e familjes mbretërore, mbërritën me veshje tradicionale. Princi i Uellsit kishte veshur një uniformë ceremoniale të rojeve të Uellsit, ndërsa Princesha e Uellsit dukej e shkëlqyeshme në rrobat zyrtare. E veshur mbi një fustan mëndafshi të fildishtë të Alexander McQueen, të mbushur me trëndafila të qëndisur me shufra argjendi, daffodils dhe motive të ndryshme të kombeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, janë brenda Abbey për të dëshmuar ngjarjen.

Ndërkohë edhe Camilla, bashkëshortja e Mbretëreshës, së shpejti do të kurorëzohet me kurorën e Mbretëreshës Mari në një ceremoni të ngjashme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit