Mbreti Charles vuan nga prostata, do të nisë trajtimin në spital

Mbreti Charles vuan nga prostata, do të…

Mbreti Charles ka shfaqur probleme shëndetësore në pjesët abdominale të turpit. Mësohet se Mbreti do të shkojë në spital javën e ardhshme për trajtimin e një prostate të zmadhuar. Gjëndja shëndetësore nuk është e rënduar, por pritet që mbreti të bëjë disa trajnime në spital, ku pritet të ketë edhe ndërhyrje të lehta “korigjuese”.  Në moshën 75-vjeçare, Charles III ka nisur kështu të shfaq shqetësimet e para shëndetësore që ia imponojnë vitet që ka mbi supe.

Lajmi i mirë është se zmadhimi i prostatës nuk është kanceroze dhe është e zakonshme tek meshkujt mbi 50 vjeç. Rreth një në tre burra mbi moshën 50 vjeç sipas të dhënave të shëndetit botëror do të kenë disa simptoma për një prostate të zmadhuar. Për këtë mbreti kishte përgatitur edhe diçka sensibilizuese.

Sipas mediave të huaja, pritej që mbreti të takohej me disa personalitete të huaja dhe anëtarë të kabinetit në Skoci por ato takime janë anuluar pikërisht arsyet mjekësore. Edhe pse vizitat do të kryhen disa ditë më vonë, kabineti mbretëror njofton se angazhimet e Charles nuk do të mbahen, si siguri për shëndetin e tij. Mbreti ishte gati të ndante diagnozën e tij me publikun, për të inkurajuar burra të tjerë, për të dhënë mesazhin që pas çdo simptome duhet të kryhen kontrolle.

Nuk dihet ende se çfarë procedure “korrigjuese” do t’i nënshtrohet mbreti, pasi ka disa mënyra për ta menaxhuar gjëndjen e tij shëndetësore, duke përfshirë kirurgjinë, lazerin dhe madje edhe trajtimin me avull. Më herët u njoftua nga Buckingham Palace se edhe një tjetër nga anëtarët e familjes mbretërore pati probleme shëndetësore. Princesha Kate e Uellsit do të kalojë deri në dy javë në spital pas një operacioni abdominal që kreu të martën e 16 janarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit