'Mbreti' Klopp, gjermani që 'pushtoi' Anglinë: Gjithçka ishte fantastike

‘Mbreti’ Klopp, gjermani që ‘pushtoi’ Anglinë: Gjithçka…

Jurgen Klopp mbetet një trajner unik, një nga më të mirët në qarkullim, një trajner që gjithnjë ka ditur të krijojë një lidhje të veçantë me lojtarët apo me tifozët kudo që ka punuar.

Klopp do të kujtohet përjetësisht në Liverpool si trajneri që brenda dy viteve arriti të triumfojë fillimisht në Champions League dhe më pas në Premier League.

30 vite pritje janë shumë për një ekip legjendar si Liverpool, kjo e bën edhe më të veçantë këtë trofe që për fat të keq nuk u festua si duhet për shkak të pandemisë që solli Covid-19.

Të kuqtë e mbyllën këtë rrugëtim fantastik me një fitore të bukur 5-3 përballë Chelsea.

“Ishte e pabesueshme, do të jetë edhe më e bukur kur të jenë edhe tifozët tanë. Më vjen keq që tifozët nuk ishin prezent por kjo ishte mënyra e vetme për tu rikthyer të luanim futboll. Për fat të keq nuk mund ta ndryshojmë këtë situatë.

Lojtarët ishin ata që bënë diferencën, përballë Chelsea ishte një ndeshje spektakolare. Është shumë e rëndësishme të mbajmë gjithnjë këtë mentalitet, duhet të jemi gjithnjë konstant në objektivat tona, të ruajmë gjithnjë të njëjtin nivel”, u shpreh Klopp./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit