'Mbreti shqiptar' i kokainës u vra në Londër, publikohet videoja e ekzekutimit të tij në sy të gruas dhe djalit

‘Mbreti shqiptar’ i kokainës u vra në…

Gjatë ditës së sotme mediat në Britani kanë publikuar pamje të kapura nga kamerat e sigurisë, në momentin e vrasjes së shqiptarit Flamur Beqiri, 36 vjeç. Ngjarja është regjistruar dy vite më parë në jug-perëndim të Londrës, konkretisht në Battersea.

Sipas shropshirestar.com, shkak i tragjedisë është bërë një sherr mes grupeve rivale suedeze të krimit të organizuar. Kujtojmë se shqiptari Beqiri u qëllua me 10 plumba, 8 nga të cilët e lanë të vdekur në vend. Bëhet e ditur se personi që ka qëlluar mbi Beqirin ka qenë në pritje për rreth dy orë të tëra. 

Autori i ngjarjes së rëndë i cili ishte maskuar si pastrues i rrugëve, i veshur me maskë lateksi, syze dielli dhe rroba pune, është Anis Hemissi, 24 vjeç, i cili pas krimit u largua me vrap në këmbë dhe më pas mori një biçikletë. Shqiptari dyshohet se u vu në shënjestër për shkak të lidhjeve të tij me një rrjet suedez të krimit të organizuar.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2021/11/25/6905574365507989680/636x382_MP4_6905574365507989680.mp4

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit