Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla rinovon me Romën deri në 2027-n

Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla rinovon me…

Klubi verdhekuq ka rinovuar kontratën e mbrojtësit të kombëtares Marash Kumbulla, edhe pse nuk është një pikë fikse në formacionin e Zhoze Murinjos.

Klub ka vendosur që të amortizojë kostot e operacioneve që ka kryer në merkato dhe kështu, për të mos ulur vlerën e Kumbullës, për të cilin ka interes të vazhdueshëm edhe nga klube të tjera, i ka zgjatur marrëveshjen aktuale e cila përfundonte në vitin 2025.

“La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se akordi ishte gjetur që para Botërorit dhe është mësuar vetëm nga dokumentet e publikuara nga Federata Italiane rreth përqindjeve që fitonin menaxherët për firmat e klientëve të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit