Mbrojtësi i Partizanit reagon pas lajmit se ishte dhúnùar nga shokët e skuadrës

Mbrojtësi i Partizanit reagon pas lajmit se…

Lajmi se Deian Boldor, qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, pësoi agresion fizik nga shokët e tij të ekipit menjëherë pas rezultateve të testeve të koronavirusit në klubin kryeqytetas, ishte çështje dite sot në media.

Te kampionët në fuqi, 5 lojtarë rezultuan të infektuar nga Covid-19, përfshirë edhe rumunin Boldor, teksa në ekip kanë akuzuar pikërisht mbrojtësin për pakujdesi dhe ngjarja mendohet të jetë përshkallëzuar mbrëmë pas mesnate deri në dhunë ndaj tij.

Por, nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Instagram, Deian Boldor i konsideron lajmet “fake news” dhe bën me dije se gjendet në shtëpi duke zbatuar protokollin e karantinës.

STATUSI I PLOTË I MBROJTËSIT

“Mjaft shkruajtët fake news, jam mirë, jam në shtëpi dhe kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19!”

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit