Mbrojtësi më i mirë në botë, Achraf Hakim hetohet për përdhunim

Mbrojtësi më i mirë në botë, Achraf…

Autoritetet gjyqësore franceze kanë hapur një hetim për përdhunim ndaj futbollistit maroken, Achraf Hakimi konfirmoi për CNN të martën një burim i afërt me hetimin.

Marokeni Hakimi me origjinë spanjolle është një mbrojtës i Paris Saint-Germain dhe luan për kombëtaren marokene. Ai shënoi goditjen e penalltisë që e çoi Marokun, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar 2022.

“Prokuroria e Nanterres nuk dëshiron të komentojë mbi këtë hetim në vazhdim, pasi informacioni i publikuar tashmë rrezikon hetimet e nevojshme për të gjetur të vërtetën”, tha zyra e prokurorit për CNN.

Hakimi, i cili konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, iu bashkua PSG-së nga Interi në vitin 2021. Ai tani luan përkrah superyjeve si Lionel Messi dhe Kylian Mbappé.

Për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse në nivel klubesh dhe ndërkombëtare vitin e kaluar, 24-vjeçari u emërua në 11-shen më të mirë të meshkujve në ceremoninë vjetore të çmimeve të FIFA-s në Paris të hënën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit