Mbron me fanatizëm “Shqipërinë e Madhe”, serbët shpërthejnë ndaj Dua Lipës: i kërkojmë Pumës të heqi reklamat me imazhin e saj nga Beogradi

Mbron me fanatizëm “Shqipërinë e Madhe”, serbët…

Qytetarët serb duket se nuk e kapërcejnë kollaj suksesin e këngëtareve shqiptare me famë botërore aq më tepër nëse ju vihet ‘para syve”

Dy vite më parë ata hoqën reklamat e Rita Orës, ndërkohë që pak ditë më parë kjo gjë ndodhi me këngëtaren Dua Lipa. Lipa e cila është imazh i kompanisë Puma është shfaqur në reklamat para dyqaneve në Beograd.

Por sipas mediave serbe, kjo gjë ka nxitur reagimin e qytetarëve serbë të cilët kanë kërkuar që të hiqen dhe të zevëndosohen pasi Lipa njihet si një zë i fortë i mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës dhe shpeshherë ka folur dhe për Shqipërinë e Madhe.

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një qytetar serb.

Menjëherë pas reagimeve të shumta dhe disa kërkesave të dhjetëra qytetarëve serbë, dyqanet e Pumas i hoqën reklamat e Dua Lipës dhe e zëvendësuan me një modele tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit