
Që nga 7 tetori i këtij viti, lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës i ka marrë jetën me shumë se 11 mijë personave nga të dyja anët e kufirit. Teksa bilanci i viktimave rritet çdo ditë, Rripi i Gazës është kthyer në një ferr të vërtetë për banorët palestinez.
53-vjeçari Abu Saher al-Maghari, për më shumë se një muaji qëndron brenda një dhome ku mbulon trupat e pajetë që mbërrijnë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Rripin e Gazës.
Që kur ofensiva izraelite fillloi që të bombardojë këtë rajon, ai ka qenë dëshmitar i një fluksi të madh trupash ku shumica e tyre janë të gjymtuar.
Kur u pyet nga gazetarët e Aj Jazeera për trupat që kishte parë, al-Maghari nuk mundi që t’i mbante lotët dhe tha se po kalon periudhën më të vështirë të jetës së tij.
“Unë kurrë nuk kam përjetuar një periudhë kaq të vështirë në jetën time. Gjatë gjithë viteve të punës sime, kam përdorur nga 30 deri në maksimum 50 vdekje natyrore në ditë, dhe në rastin e përshkallëzimeve të mëparshme ushtarake izraelite, numri mund të arrijë në rreth 60,” tha ai.
Tani, ai mbulon rreth 100 trupa, dhe ndonjëherë ky numër mund të rritet deri në 200, në varësi të intensitetit të bombardimeve dhe zonave të shënjestruara nga avionët luftarakë izraelitë.
“Shumica e trupave arrijnë në spital në gjendje shumë të keqe. Gjymtyrët e thyera, mavijosje të rënda dhe plagë të thella në të gjithë trupin. Unë kurrë nuk kam hasur një gjë të tillë më parë”, tha al-Maghari.
Numri më i madh i viktimave që ai merr janë fëmijë dhe gra, dhe natyra plagëve të tyre është e panjohur për të, edhe pse ka vite që punon në spitalin kryesor në Rripin e Gazës.
“’Më thyhet zemra për gjymtyrët e grisura të fëmijëve. Ajo që më trishton më shumë është mbulimi i fëmijëve me qefin. Më thyhet zemra ndërsa mbledh gjymtyrët e thyer të fëmijëve dhe i vendos në një çerçaf. Çfarë kanë bërë?” deklaroi ai mes lotëve.
Gjatë 34 ditëve të fundit, më shumë se 10,800 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, me mijëra të tjerë janë plagosur dhe nuk fundi i konfliktit duket ende larg.