Mburrej duke postuar pasurinë e tij në Instagram, FBI-ja arreston...

Mburrej duke postuar pasurinë e tij në…

Një nigerian shumë i famshëm në Instagram, falë postimeve të tij, ku ai tregonte avionët e tij privatë dhe makinat luksoze që zotëronte, është arrestuar nga FBI.

Kjo, pikërisht falë provave të grumbulluara nga postimet në rrjetin social.

Në qershor, Ramon Olorunwa Abbas, që nga ndjekësit e tij njihej si “Ray Hushpuppi”, u arrestua në Dubai.

Ai dyshohet se është pjesë e një mashtrimi kibernetik prej rreth 400 milionë dollarë.

Në Instagram ai prezantohej si një agjent imobiliar, por federalët mendojnë se, pasuria e tij ka ardhur si pasojë e një skeme hakerimi.

Prej kësaj skeme ai ka vjedhur miliona dollarë nga kompani të mëdha amerikane dhe evropiane.

Muajin e kaluar, policia e Emirateve të Bashkuara Arabe e arrestoi dhe ia dorëzoi FBI-së, që e dërguan në Çikago në datën 2 korrik.

Nigeriani u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë, ndërsa policia njoftoi se ka sekuestruar 41 milionë dollarë dhe 13 makina luksoze me vlerë 6,8 milionë dollarë.

Gjithashtu, atyre u zbuluan 2 milionë adresa email të viktimave të mundshme nëpër celularë dhe kompjutera.

Postimet e tij ekstravagante lanë gjurmë digjitale që hetuesit i përdorën për të lidhur nigerianin me krimet kibernetike.

FBI përdori të dhënat e tij në profilin e tij në Instagram për t’i lidhur me transaksione në shuma të mëdha me njerëz që FBI mendon se janë bashkëpunëtorët e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit