“Mbushi” Anglinë me drogë/ Shqiptari: Mos më dëboni, do e shkatërronte djalin tim autik

“Mbushi” Anglinë me drogë/ Shqiptari: Mos më…

Toni Boboshi, i cili akuzohet si një nga personat që drejtonte një grup trafiku dorge në Angli ka kërkuar që të mos e kthejnë në Shqipëri. Sipas tij, ai po qëndron në Angli pasi ka djalin autik dhe aty ka gjetur kujdesin e duhur shëndetësor. Boboshi u arrestua si drejtuesi i një grupi kriminal që kontrollonte një rrjet prej 6 milionë paundësh të kanabisit të rritur në shtëpi bari.

Gati 30 persona ishin të punësuar dhe Boboshi, 49 vjeç, përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u dënua me gjashtë vjet në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh.

Anglia kërkon ta dëbojë atë, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar. Ai pretendon se do të ishte “shkatërruese” për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit