Mbushin skafet me drogë për në Itali, prangosen 5 shqiptarë

Mbushin skafet me drogë për në Itali,…

Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Beached” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që trasponrtonin drogë me skafe e gomone përmes rrugës së Adriatikut.

17 persona janë vënë në pranga banues në territoriet e Brindisi, Taranto, Roma, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera.

Burimet e RTV Ora kanë konfirmuar se 9 prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë. 5 prej tyre janë nën masën e arrestit shtëpiak dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve të Rtv Ora ndër 9 shqiptarët nën urdhër arresti, 5 janë në arrest shtëpiak dhe 4 janë shpallur në kërkim. 3 prej tyre figurojnë të jenë kthyer ne Shqipëri  për shkak të Covid nuk kanë udhëtuar më drejt Italisë. Ndërsa shqiptari i katërt i shpallur në kërkim ndodhet në SHBA ku ka udhëtuar duke u nisur nga Shqipëria.

Hetimet e operacionit të nisura më 2017 nga reparti i Guardia di Finanzia në Brindizi kanë dokumentuar një trafik të madh të marijuanës përmes Andriatikut nga Ballkani drejt brigjeve italiane përmes gomoneve e skafeve. Pasi mbërrinte në brigjet italiane droga shpërndahej në provincat e Brindizit e Tarantos si dhe rajone të tjera qëndrore e veriore italiane.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 4000 kg marijuanë, 0,5 kg kokainë, 27 mijë euro cash, 1 gomone, 3 automjete, 1 motorr dhe armë.

Janë arrestuar në flagrancë 6 korrierë droge dhe 32 të tjerë janë denoncuar. Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se operacioni është ekzekutuar falë bashkëpunimit me përfaqësuesve dhe autoriteteve policore shqiptare në Bari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit