Mbyllen hetimet për 3.4 mln € në “Toyota Yaris”/ Akuza firojnë në mosdeklarim të parave në kufi

Mbyllen hetimet për 3.4 mln € në…

Akuzat ndaj të pandehurve të dosjes së bujshme të “Toyota Yaris” kanë firuar vetëm në mosdeklarim të ardhurish.  Prokuroria e Tiranës iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e parë dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson 6 të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Rrugëtimi i dosjes nga Krimet e Rënda në një prokurori të zakonshme u shoqërua gjithashtu edhe me lehtësimin e akuzave që nga pastrimi i parave përfundoi vetëm me mosdeklarim parash. Por ndërkohë shuma rreth 3.4 milionë euro do të vazhdojë të jetë e sekuestruar për llogari të SPAK-ut, që po heton ligjshmërinë e kësaj vlere monetare sipas ligjit antimáfia. Raportohet se ende nuk është vendosur ende nëse për 106 dengje me euro dhe paund të fshehura në mjetin Toyota do të kërkohet konfiskimi i tyre në Gjykatën e Posaçme dhe do të kalojnë në llogari të shtetit, apo do t’i kalojnë për kompetencë akuzës së kryeqytetit.

Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim pènal u kthye edhe në një kazus politik. Për këtë dosje do të vendosë gjyqtari paraprak, Artan Gjermeni në muajin shtator, ndonëse nuk ka mbetur shumë për të vendosur dhe shumë për të thënë.

Mes listës me emra që drejtësia belge kërkoi për t’u pyetur ishte dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha si njeriu që akuzoi publikisht Taulant Ballën, Ulsi Manjën dhe Jurges Curbjen si të përfshirë në futjen e 3.4 milionë eurove duke e kthyer në një kartë të bujshme politike. Opozita këmbënguli se milionat ishin para të krímit që po pastroheshin në Shqipëri, por prokurorët nuk gjeten elemente të grupit kríminal ndaj dhe mbyllën hetimet me një vepër penale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit