Mbyllën misionin, ushtarët e Gjermanisë kthehen nga Afganistani

Mbyllën misionin, ushtarët e Gjermanisë kthehen nga…

Pas fundit të misionit të evakuimit në Afganistan ushtarët gjermanë zbritën në aeroportin ushtarak, Fliegerhorst Wunstorf në Hanover. Por aksioni i shpëtimit duhet të vazhdojë, shkruan Deutsche Welle.

Ushtarët, që kanë siguruar evakuimin e mijëra njerëzve nga Kabuli, tani janë kthyer në Gjermani. Ata zbritën në aeroportin ushtarak Wunstorf në Hanover. Në bordin e njerit prej tre avionëve, që erdhën nga aeroporti i Tashkentit, kryeqyteti i Uzbekistanit, ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer. 

Gjatë kthimit nga Afganistani pjestarët e Bundeswehr-it bënë një ndalesë në Tashkent, ku u përshëndetën nga ministrja e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer. Nën drejtimin e gjeneral-brigadës Jens Arlt në Kabul 454 forca, ndër to edhe 19 ushtare, morën pjesë në aksionin deri më sot më të madh për Gjermaninë të evakuimit.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier i falenderoi ushtaret dhe ushtarët për angazhimin e tyre në urën ajrore: „Faleminderit për angazhimin tuaj të guximshëm në një mision mjaft të vështirë – se sa i rrezikshëm ishte ky mision, e tregoi së fundi sulmi brutal në aeroportin e Kabulit”, shkruan Steinmeier në instagram. “Bashkë me aleatët tanë ne kemi sjellë në siguri mijëra njerëz nga Afganistani. …Vendi ynë është krenar për ju.”

Pavioni intensiv fluturues i Bundeswehr-it – avioni i ashtuquajtur Medevac – me udhëzimin e ministres Kramp-Karrenbauer qendron tani për tani në Tashkent. Në rast nevoje ai duhet të mbështesë trupat e SHBA-së, që po vazhdojnë fluturimet e evakuimit pavarësisht situatës ekstremisht të rrezikshme. Nga sulmi në aeroportin e Kabulit (26.08) të enjten gjetën vdekjen rreth 180 vetëndër ta edhe 13 ushtarë të SHBA-së si dhe 18 të tjerë u plagosën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit