“Mbyllën sytë” te skaneri| Firmosën kalimin e 119 kg kokainë, arrestohen doganierë e agjentë të AKU-së

“Mbyllën sytë” te skaneri| Firmosën kalimin e…

119 kg kokainë kaluan në portin e Durrësit në një kampion si të ishin një send i padukshëm. Gjatë kontrollit mjeti që po transportonte tonelatat e drogës doli i pastër sipas doganierëve dhe përgjegjësve të AKU. E megjithatë ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve që dyshohet se firmosën kalimin e kontenierit me banane.

Mbrëmjen e sotme është arrestuar një agjent i AKU-së dhe një agjent doganor në Durrës. Ata janë pjesë e stafit që kanë firmosur procesverbalin për ngarkesën me fruta ekzotike, ku u gjet droga. Deri më tani në burg janë 3 persona, Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, të arrestuar më herët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit