Mbyllen takimet e Kupës së Shqipërisë/ Të mëdhajat avancojnë në gjysmëfinale

Mbyllen takimet e Kupës së Shqipërisë/ Të…

Janë mbyllur pa surpriza takimet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ekipet që renditen në vendet e para të Superiores kaluan në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Tirana u mjaftua me një barazim 1-1 në ndeshjen e dytë ndaj Besëlidhjes në Lezhë, e ndihmuar dhe nga rezultati i thellë që kishte marrë në takim e parë.

Kukësi fitoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Apolonisë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të takimeve me fjerakët në 5-2.

Pas barazimit 2-2 në takimin e parë, Teuta fitoi në Durrës minimalisht ndaj Vllaznisë për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Mbetet dhe takimi i fundit mes Skënderbeut dhe Bylisit për të plotësuar katërshën e më të mirëve të Kupës, me ballshiotët që e kanë fituar ndeshjen e parë 1-0.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit