Mbyllen zyrat e aplikimeve të dokumenteve biometrike më 30 dhjetor, data kur do të hapen...

Mbyllen zyrat e aplikimeve të dokumenteve biometrike…
Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, me datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim.
Featured image of article: Festat e Vitit të Ri/ Mbyllen zyrat e aplikimeve të dokumenteve biometrike më 30 dhjetor, data kur do të hapen 

Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike do të jenë të hapura deri në 30 dhjetor të këtij viti. Ministria e Brendshme bën të ditur se zyrat do të mbyllet për shkak të të festave të Vitit të Ri, sakaq puna do të nisë më  5 janar 2021.

Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, me datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim.

“Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021. Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada“, thuhet në reagim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit