Mbyllet aeroporti i Tel Avivit, vijojnë sulmet me raketa mes Hamasit dhe Izraelit

Mbyllet aeroporti i Tel Avivit, vijojnë sulmet…

Të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Ben Gurion’ të Tel Avivit do të devijohen në aeroporte të tjera, bënë me dije autoritetet izraelite ditën e sotme, pas sulmeve me raketa nga Gaza të dy ditëve të fundit.

Avionët do të fluturojnë në Aeroportin Ramon, afër Eilat, në Izraelin jugor, por vendimi aktualisht nuk zbatohet për fluturimet që nisen nga Ben Gurion.

Të martën në mbrëmje, autoritetet izraelite pezulluan përkohësisht të gjithë trafikun ajror drejt dhe nga Ben Gurion për shkak të numrit të madh të raketave të hedhura nga Rripi i Gazës kundër Tel Aviv-it.

Që nga e hëna natën, kur tensionet u përshkallëzuan midis Hamasit, i cili kontrollon Gazën dhe Izraelit, rreth 1,500 raketa janë qëlluar në drejtim të shtetit hebre, sipas raportit të fundit ushtarak izraelit.

Shtatë njerëz janë vrarë në Izrael, duke përfshirë një djalë gjashtë vjeç dhe një ushtar.

Ushtria izraelite ka bombarduar Gazën pandërprerë, me sulmet ajrore që vazhduan herët këtë mëngjes. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, 67 njerëz janë vrarë në Gaza, përfshirë 17 fëmijë, dhe 400 janë plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit