Mbyllet Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, punonjësi i infektuar me Covid-19

Mbyllet Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, punonjësi i…

Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër është mbyllur pasi një punonjës rezultoi i infektuar me Covid-19.

Drejtoria ka pezulluar punën dhe brenda saj ka nisur dezinfektimi. Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik po bën testimin e gjithë punonjësve.

Ky është institucioni i dytë në Shkodër që mbyllet për shkak të infektimeve me Covid-19. Më herët u mbyll dhe poliklinika e qytetit, pasi 2 sanitare rezultuan të infektuara.

Në 24 orët e fundit u zbuluan 6 pacientë të rinj me Covid-19 në Shkodër, ndërsa në total aty ka 25 të sëmurë aktivë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit