Mbyllet epoka 20-vjeçare, SHBA-të nxjerrin foton e ushtarit të fundit që u largua nga Afganistani

Mbyllet epoka 20-vjeçare, SHBA-të nxjerrin foton e…

Ushtria amerikane ka shpërndarë në mediet sociale një fotografi, ku sipas tyre është fotografuar ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli mbrëmë, duke shënuar  fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.

Gjenerali, Chris Donahue, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit, që u nis mbrëmjen e së hënës nga kryeqyteti afgan, Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.

“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani”, shkruan USCENTCOM përmes Twitter-it.

Tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane nga Afganistani përfundoi dje, 24 orë përpara afatit që ishte vendosur. Fluturimi i fundit u nis nga Kabuli pak para mesnatës, ndërkohë që tashmë i gjithë vendi është në kontrollin e talebanëve.

Këta të fundit e kanë ”festuar” këtë moment me të shtëna armësh, ndërkohë që mijëra afganë, bashkëpunëtorë të SHBA-ve u evakuuan më herët nga vendi.

Në një deklaratë të shpërndarë në media, talebanët shprehen se ata do të mbajnë marrëdhënie pune me perëndimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit