Mbyllet Hani i Hotit dhe Muriqani, ja oraret kur ndalohet totalisht kalimi drejt Malit të Zi

Mbyllet Hani i Hotit dhe Muriqani, ja…

Shifrat e Covid kanë alarmuar Malin e Zi, ku autoritetet malazeze kanë vendosur se duke filluar nga dita e sotme, Pika Kufitare e Hanit të Hotit dhe Muraqnit do të mbyllen totalisht, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, shkak për mbylljen e dy pikave kufitare me Malin e Zi është bërë rritja e shifrave nga koronavirusi.

Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit