Mbyllet instagrami që shantazhonte të rinjtë në Korçë! Autorët nuk dihen

Mbyllet instagrami që shantazhonte të rinjtë në…

Faqja e instagramit që shantazhonte adoleshentët në qytetin e Korçës është mbyllur nga autoritetet ditën e sotme.

Prej tre ditësh, kjo faqe interneti kishte vendosur në fokus të saj disa adoleshentë në moshave 14-18-vjeçe, duke i publikuar video dhe foto intime bashkëngjitur me të dhënat e tyre personale.

Specialistët e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit e kanë mbyllur tashmë faqen, por asnjë nga administratorët e saj nuk është identifikuar.

Të rinjtë që kanë qenë objekt i sulmeve të faqes thonë se ajo egziston prej disa vitesh, dhe herë pas herësh aktivizohet. Disa vajza të reja kanë kaluar presione të rënda psikologjike, duke thënë se kanë tentuar dhe vetëvrasjen.

“Është një faqe qe ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje”, tha një e re.

Hetimet për të zbuluar poseduesit e faqes vijojnë!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit