Mbyllet kapitulli| Falimenton “BlackBerry”, nga sot telefonat dalin jashtë funksionit

Mbyllet kapitulli| Falimenton “BlackBerry”, nga sot telefonat…

Kush ka ende një telefon BlackBerry, fatkeqësisht nesër duhet të blej një telefon të ri. Kompania kanadeze ka shpallur falimentin dhe nga 4 janari do të dal jashtë funksioni çdo apart smart phone si dhe ka nisur tërheqja e produkteve që kanë qenë në vitrinat e shitjes.

Pas 22 vitesh, BlackBerry mposhtet nga konkurenca e madhe e iPhone dhe Samsung, lider tashmë te prodhimit të telefonave. Sistemet nuk do të marrin më përditësime të softuerit dhe, si rezultat, “nuk do të funksionojnë më në mënyrë të besueshme”, paralajmëroi kompania.

Aplikacionet si BlackBerry Link, Desktop Manager, World, Messenger dhe Blend do të kenë ‘funksionalitet të kufizuar’. Telefonat e firmës kanadeze patën një rritje të shitjeve nga viti 2001 deri në vitin 2007, teksa mbërritën anembanë botës. Megjithatë, BlackBerry humbi së fundmi titullin e pajisjes më të mirë përballë asaj të iPhone nga Apple.

Dështimi i BlackBerry ishte paralajmëruar më herët pasi në vitin 2018 kur kompania njoftoi se nuk do të prodhonte më smartfonin për shkak të mungesës së njohurive të klientëve dhe dizajni i dobët i produktit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit