Mbyllet numërimi në 10 qarqe në vend! Sytë mbeten nga Tirana dhe Durrësi

Mbyllet numërimi në 10 qarqe në vend!…

Procesi i numërimit të votave ka mbaruar në 10 qarqe në vendin tonë ndërsa vëmendja e të gjithëve është te dy prej qarqeve më të rëndësishme, në Durrës dhe Tiranë. Në këto dy qarqe deri në përditësimin e fundit nga KQZ , në orën 11:51 kanë mbetur pa numëruar 349 kuti, ndërsa PS kryeson në të dy qarqet. Sipas të dhënave zyrtare, në Tiranë PS ka arritur të sigurojë 176860, ndërsa në Durrës 62901 vota. Në këtë mënyrë PS ka marrë 18 mandate në Tiranë dhe 8 në Durrës, ndërsa PD ka marrë vetëm 15 vota në Tiranë dhe 6 në Durrës.

Numërimi është mbyllur në Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat dhe Elbasan, që janë marrë nga PS. Kurse Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra ia kanë dhënë kryesimet e qarqeve Partisë Demokratike. PS deri tani ka siguruar 74 mandate, PD 59 mandate dhe LSI, 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit