Mbyllet qendra e azilit të të moshuarve ku u dhunua nëna e luftëtarit të UÇK

Mbyllet qendra e azilit të të moshuarve…

Qendrës “Orenda” në Pejë i është hequr licenca pas skandalit të publikimit të videos ku dhunohej e moshuara Nure nga njëra prej infermiereve të kësaj qendre.

Rasti mori përhapje të gjerë pasi videoja u bë virale në rrjet. Dhuna që 23-vjeçarja Aurona Pelaj ushtronte ndaj të moshuarës mori reagime të shumta nga qytetarët të cilët dënuan publikisht veprimet e saj.

Në qytetet e Kosovës sot në shtylla shiheshin të ngjitura poste të printuara me foton e Pelajt ku shkruhej: DHUNUESJA KA EMËR!

NJOFTIMI

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”. Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit