Mbyllet shkolla në Sarandë, Zhupa:1200 fëmijë pa mësim

Mbyllet shkolla në Sarandë, Zhupa:1200 fëmijë pa…

Shkolla “Adem Sheme”, është mbyllur në Sarandë.

Ka qenë deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila ka denoncuar mbylljen e kësaj shkolle.

Shkolla e cila mban rreth 1200 nxënës është mbyllur pasi gjatë verës nuk ka patur rikonstruktimet e duhura.

Si rrjedhojë 1200 nxënës janë pa mësim.

Shkolla mbrapa nesh, “Adem Sheme” ka pasur nevojë për rikonstruksion. Dhe ky rikonstruksion nuk është bërë gjatë periudhës së verës kur mësuesit dhe nxënësit janë pushim, por zgjidhet që tani, në mes të procesit mësimor, të kërkohet të bëhet rikonstruksioni. Dhe këta 1200 nxënës plus stafi akademik të sistemohen diku tjetër. Por ku?

Këtë nuk di ta thotë asnjë institucion shtetëror, as bashkia, as ministria. Sepse punojnë pa plan, punojnë duke u nisur nga interesat e momentit. Dëgjohet në qytet që këta nxënës mund të çohen në shkollën e mesme ekonomike, duke u bashkuar me gjimnazistë me të cilët ata nuk mund të qëndrojnë për shkak se janë nxënës të shkollës fillore,” është shprehur Zhupa.

Ajo ka shtuar se kushtet e arsimit janë një nga arsyet e shumta pse të rinjtë emigrojnë dhe pse familjet shqiptare, për arsimin e fëmijëve të tyre, zgjedhin që të ikin nga Shqipëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit