Mbyllet spitali Covid-2

Mbyllet spitali Covid-2

Është mbyllur spitali Covid-2 dhe sanatoriumi ‘Shefqet Ndroqi’ u kthehet pacientëve.

‘Nga sot spitali ‘Shefqet Ndroqi’ do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera’, tha Manastirliu gjatë një vizite në këtë spital.

Duke u shprehur se Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i konsideruar si Spitali COVID2, ka trajtuar mbi 60 pacientë, ministrja Manastirliu ka falënderuar stafin e këtij spitali për punën dhe angazhimin gjatë situatës së vështirë të epidemisë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit