Mbyllet votimi në Turqi, qytetarët dolën masivisht për të votuar

Mbyllet votimi në Turqi, qytetarët dolën masivisht…

Në orën 17:00 me orën lokale (dhe 16:00 me orën e Shqipërisë) u mbyllën zyrtarisht qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, ku tashmë priten rezultatet e para të konsoliduara pas orës 21:00.

Por, rreth orës 17:00 do të fillojë të krijohet një imazh i parë, siç tregon gjithçka. Sipas ligjit zgjedhor, shpallja e rezultateve para orës 21:00 me orën lokale është e ndaluar. 

Nëse vërtetohen parashikimet dhe nuk ka fitues nga raundi i parë, raundi i dytë do të zhvillohet dy javë nga dita e sotme, më 28 maj. Beteja e madhe do të zhvillohet mes presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kreut të koalicionit të partive opozitare, Kemal Kilicdaroglu.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 65 milionë turq shkuan në qendrat e votimit në të gjithë vendin për të votuar për udhëheqësin e tyre të ri, i cili do të qëndrojë në pushtet për pesë vitet e ardhshme. Analistët flasin për pjesëmarrje në zgjedhjeve në masën e 90%./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit