Mbylli gruan në banesë dhe e mbikqyrte me kamera sigurie, pranga tiransit

Mbylli gruan në banesë dhe e mbikqyrte…

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Tiranë, pasi akuzohet se kishte mbyllur bashkëshorten e tij në banesë dhe e vëzhgonte me kamera sigurie.

Bëhet fjalë për shtetasin Asqeri. M., i cili me banim ishte në Kodër Institut Tiranë. Nga informacionet e para, ky shtetas sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte izoluar bashkëshorten e tij në banesë.

Përveç kësaj, 34-vjeçari e mbikqyrte me kamera sigurie duke survejuar të gjithë lëvizjet dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit