“Mbylli shqiptarët në shtëpi dhe ia mbathi në Paris”/ PDIU-Ramës: Autokrat i plakur si Sulltani i Bruneit

“Mbylli shqiptarët në shtëpi dhe ia mbathi…

Pas reagimit të PD-së, e cila denoncoi kryeministrin Rama se ka shkuar në Paris me avion privat, dhe ka shpenzuar 100 mijë euro, ka ardhur edhe reagimi nga PDIU.

Sipas PDIU kryeministri i vendit po sillet si autokrat i cili shijon luksin qeveritar, ndërsa shqiptarët luftojnë për mbijetesë.

“Në kulmin e Pandemisë, pasi i kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi i kërkoi njerëzve të mbylleshin në shtëpi, Ramavirusi merr avionin qeveritar dhuratë e shkon për ëeekend në Paris.

Ditën kur shqiptarët luftojnë për mbijetesë, ky autokrat i plakur e i lodhur sillet jo si kryeministër i një republike në Kontinentin Europian po si Sulltani i Bruneit, duke shijuar luksin qeveritar nëë ditën më të zezë të shqiptarëve.

Duhet ti bëjmë me dije që do bëjë mirë të mos ulet më në aeroportin e vendit të tij, që e vodhi dhe e varfëroi, sepse ka tejkaluar çdo normë sjellje normale të një vendi të cilin ai vete e shpalli në gjendje lufte.  Sot ai është vetëm një autokrat në ikje ndërsa Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi oborri i varfëruar i këtij abuzuesi”, thuhet në reagimin e PDIU.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit