Mbyllja e ditës së Bajramit/ Dylgjeri krahason Ramën me Trump: Kryeministri s’duhet marrë seriozisht

Mbyllja e ditës së Bajramit/ Dylgjeri krahason…

Gazetari Ylli Dylgjeri ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, lidhur me urdhërat e dy politikanëve për ditën e Bajramit.

Duke marrë shkas nga urdhri i kryeministrit për të mbyllur vendin nesër, gazetari deklaron se edh pse në SHBA numri i vdekjeve ka arritur në rreth 100 mijë, Trump në respekt të së drejtës së besimit ka bërë thirrje për “hapjen e vendeve fetare, kishave, xhamive dhe sinagogëve”.

Dylgjeri kujton edhe paralajmërimin e presidentit të SHBA se “do ti shkarkojë ato guvernatorë” që duke mos iu bindur kësaj thirrjeje do të pengojnë hapjen e vendeve të kultit.

Ndërkohë për Ramën, ai thotë se nuk e di as vetë si të justifikojë urdhrin paradoksal për rimbylljen në fundjavë.

“Rama mburret se në Shqipëri prej 25 ditësh ka zero të vdekur nga COVID-19 ndonëse e mundon “perversiteti narcistik” për të kontrolluar në mënyrë autoritare jetën e qytetarëve duke u sjellë si “diktatori komik” i aktruar nga Çaplini…. Nuk e di as vetë si të justifikojë urdhërin paradoksal për rimbylljen në fundjavë sepse nga njëra i duhet të pranojë dështimin në menaxhimin e krizës sanitare nga rritja e numrit të infektimeve kurse nga ana tjetër kërkon edhe të mburret ndërkombëtarisht me numrin e ulët të vdekjeve?! Dilemën e tij e zgjidh në mënyrë tinzare, duke futur bishtin nën shalë, dhe deklaruar në rrjetet sociale se “ndalohen faljet për Bajram”… Sepse as qëndron më në zyrë dhe as s’ja mban të firmosë urdhër edhe për këtë qëllim se ka frikë se nesër do të mund të ndëshkohet?!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Më tej Dylgjeri deklaron se: “kjo marrëzi ndodh, ndonëse prej një jave qytetarët lëvizin lirisht, punojnë dhe shkojnë në kafe e restorante dhe ndërkohë që përfaqësuesit e komunitetit mysliman prej një jave kanë programuar aktivitetet fetare me rastin e festimit të Bajramit, duke parashikuar edhe masa të forta mbrojtëse. Rama rezulton në këtë mënyrë një përsonazh qesharak e komik që s’duhet marrë seriozisht sepse është edhe kundër vetëvetes. Edhe kundër fesë. Edhe kundër myslimanëve. Edhe kundër Trump… e respektimit të të drejtës së besimit! Prandaj, besimtarët që besojnë në zot mesa duket nuk do të mund ti binden thirrjeve të një të marri frikacak që nuk merr as guximin që të paktën deklarimin e tij ta nxjerrë në formë urdhëri për të “mos u lutur para zotit!”..

Rama, siç iu shkatërroi artistëve Teatrin Kombëtar, po tenton tju shkatarrojë tinëzisht myslimanëve festën e Bajramit… Siç duket po vjen koha që shqiptarët që prej 30 vjetësh kanë kërkuar me shpirt e me zemër “E duam shqipërinë si e gjithë Europa”…të thërrasin: O Edi Rama, O Erjon Veliaj, jasht nga Tirana, jasht nga Shqipëria!”. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit