Fundoset anija me emigrantë, ndërrojnë jetë 27 persona

Fundoset anija me emigrantë, ndërrojnë jetë 27…

Gjatë ditës së sotme është regjistruar një tragjedi në Kanalin pranë Calais. Disa emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur. Bëhet me dije se anija e cila u mbyt, kishte një numër të madh të emigrantëve. Sipas romseyadvertiser.co.uk/ në tragjedi kanë humbur jetën 27 persona.Pas ngjarjes në kërkime është angazhuar edhe Marina Franceze, dy helikopterë dhe një një varkë shpëtimi. Hetimet po vijojnë, ndërsa kërkimet për të gjetur persona të tjerë që mund të jenë ende në det vijojnë ende. Ndërkohë kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes shënoi një tragjedi, ndërsa shtoi se viktimat ishin emigrantë ilegalë që kërkonin një jetë më të mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit